Një 19-vjeçar italian ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë me Jet-Ski në plazhin e Velipojës.
Incidenti ndodhi kur dy mjete lundruese u përplasën me njëra-tjetrën në ujërat e plazhit, që ndodhej rreth një milje larg perimetrit të sigurisë.
I riu italian, identiteti i të cilit është N. L., u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.
Policia dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.