Efektivi i policisë kufitare Erion Goxhara është në gjendje të rënduar psikologjike pas plagosjes së Lorenc Kostës. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i policisë së Tiranës Tonin Vocaj, i cili pohoi se ka patur një komunikim telefonik me autorin e shpallur tashmë në kërkim.
Kreu i policisë vendore, Tonin Vocaj, zbuloi se po negociohet me autorin e krimit për tu dorëzuar, pa e përkeqësuar më shumë gjendjen e tij psikologjike. Vocaj nuk e fshehu drojen se Goxhara mund të kryej dhe një akt vetëvrasje në këto kushte.
Sipas Vocaj, efektivi ka kryer plagosjen e Lorenc Kostës me shumë gjasa më armën e shërbimit, por jashtë orarit të punës. Efektivi i policisë së kufirit nuk ishte në shërbim këtë paradite, kur kreu plagosjen e 45 vjeçarit Kosta.
Më tek kreu i policisë vendore të Tiranës, saktësoi se ngjarja e ndodhur për motive të dobëta, në afërsi të një supermarketi në zonën e Komunës së Parisit, nuk ka patur për qëllim vrasjen e 45 vjeçarit, pasi siç saktësoi oficeri i lartë i karrierës, autori i krimit ka qëlluar shënjestrën e tij në pjesën e poshtme të gjymtyrëve.