Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Velipojë, ndërsa raportohet se kanë mbetur të plagosur dy persona.
Burime bëjnë me dije i plagosur ka mbetur shtetasi Ardis Cafi, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe është duke hetuar incidentin.
Arsyet e plagosjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.