Gjatë një operacioni anti-kanabis në Malësi të Madhe, pranë zonës së ‘Bjeshkës së Parusit’, janë regjistruar të shtëna me armë.
Policia raportoi se shtetas të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër për të penguar aksionin e forcave të rendit.
Incidenti ndodhi ndërsa një grup i forcave të policisë vendore të Shkodrës po zhvillonte operacionin për të luftuar kultivimin e kanabisit. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në radhët e policisë.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=315&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpoliciashtetitshqiptar%2Fvideos%2F1219287942831391%2F&show_text=false&width=560&t=0