“Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as t’i hash djersën e tjetrit”. Me këto fjalë iu drejtua efektivi i policisë Erjon Goxhara, Lorenc Kostës, pasi e qëlloi me 6 plumba.
Burime konfidenciale i thanë portalit Timoni.al se polici Erjon Goxha e ka nisur konfliktin me gruan e tij ngaqë ajo i harxhonte me të dashurin lekët e korrupsionit dhe ryshfetit që ai bënte si polic kufiri në Rinas. -“Ku janë lekët, me kë i harxhove”- Janë këto pyetjet që e kanë bërë gruan e policit që rrëfej tradhëtinë me kolegun e zyrës.
“Më provokonte sa herë përballesha me të. Atë ditë e takova rastësisht tek Komuna e Parisit. Nuk doja ta vrisja Lorenc Kostën prandaj e qëllova në këmbë. E pashë kur po haja drekë me vajzën.
Lashë vajzën dhe u ktheva dhe e qëllova. Isha në kushte të vështira, të rënduara psikologjike. Më pas takova djalin dhe ika drejt Dajtit” deklaroi ai.
Kjo është një pjesë nga dëshmia e Erjon Goxharës, efektivit të policisë që u dorëzua dje, dy ditë pasi qëlloi me armën e shërbimit inxhinierin e ERE-s, Lorenc Kosta, pasi dyshonte se ky i fundit i ngacmonte bashkëshorten.
Pasi e la të mbuluar me gjak, e filmoi çfarë bëri dhe videon ia dërgoi të plagosurit në telefon “Mëso të mos futesh më në shtëpitë e të tjerëve, dhe të hash djersën e tyre”.
Sipas dëshmive të zbardhura nga media, gruaja ia kishte pranuar efektivit se e kishte tradhtuar. Kjo shkaktoi më pas zemërimin e Goxharës që qëlloi inxhinierin.
Po ashtu sipas hetimeve rezulton se polici Erjon Goxhara në muajin korrik ka telefonuar inxhinierin Lorenc Kosta duke e kërcënuar me jetë për motive xhelozie.
Ngjarja e rëndë dyshohet se erdhi pas një konflikti për motive të dobëta që punonjësi i policisë së kufirit, Erjon Goxhara kishte me të plagosurin, pasi bashkëshortja e efektivit kishte një lidhje jashtëmartesore me të.
Efektivi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe o municionit”.