Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Cala Millor, një vendpushim popullor në Mallorca, ku një bandë kriminelesh, që dyshohet të jenë shqiptarë, ka hedhur në erë dy kasaforta në një rrjet hotelesh.
Grabitësit, të cilët dyshohet se kishin monitoruar me kujdes objektivin, kanë vjedhur bizhuteri dhe para, ndërsa kanë fikur rrjetin WiFi për të shmangur sistemet e alarmit.
Guardia Civil është në kërkim të autorëve dhe po analizon pamjet e kamerave dhe një tjetër grabitje në Capdepera që ndodhi në të njëjtën ditë.