RODOS- Autoritetet greke kanë vënë në prana ditën e sotme dy shqiptarë. Mësohet se ta arrestuarit janë të moshës 25 dhe 26 vjeç. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata akuzohen për trafik kokaine.
Sipas mediave greke trafiku i drogës drejtohej nga një shqiptar tjetër i cili është i moshës 31 vjeç. Më tej bëhet me dije se koka e grupit aktualisht është i burgosur. Policia greke ka kryer kontrolle në banesën e dy shqiptarëve, ku janë gjetur kokainë me peshë 34 gramë, kanabis të papërpunuar me peshë 411 gramë, 17 pako me preparate farmaceutike dhe dy peshore precize, ndërsa u konfiskuan edhe para në vlerë prej 1175 euro.
31-vjeçari konsiderohet si “kreu” i grupit, ndërsa 25-vjeçari pas hetimeve rezultoi se ishte në kërkim dhe akuzohet për qëndrim të paligjshëm në vendin fqinj.