Një 49-vjeçar me iniciale V.N., ka tentuar që të hidhet nga ura në lumin Buna për t’u vetëmbytur.
Policia rrugore e Shkodrës ka vënë re që ai po bënte lëvizje të dyshimta dhe menjëherë e ka parandaluar 49-vjeçarin.
Më pas ai është shoqëruar në spital psikiatrik, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, pasi nga verifikimet rezultoi se vuante nga shëndeti mendor.