Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Arben Lamçja. Ai u arrestua me 4 gusht të këtij viti dhe u ekstradua në Shqipëri tre ditë më parë.
Arben Lamçja është një nga anëtarët e bandës Çopja të Elbasanit dhe rezulton se ai është personi që do të vriste Nuredin Dumanin për llogari të vëllezërve Çopja.
Siapas SPAK ai në periudhën tetor-nëtor 2020 ka krijuar kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit. Ai kishte takuar një person që do të bashkëpunonte për vrasjen e Dumanit dhe i ka kërkuar që të mbante nën vëzhgim dhe të informonte për të gjitha lëvizjet e Dumanit.
Për kapjen e Dumanit rezulton që të jenë ofruar 250 000 euro dhe 500 000 euro për ta ekzekutuar.
Gjithashtu rezulton se Arben Lamçja është personi që administronte edhe një pjesë të shumave monetare që vëllezërit Çopja siguronin nga aktiviteti kriminal dhe më pas këto para i investonte në pasuri të pa luajtshme për të fshehur burimin e tyre.