Në pikën kufitare të Muriqanit u arrestuan tre persona kosovarë pasi tentuan të dilnin nga Shqipëria me lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit të makinës së 20-vjeçarit me iniciale K.H., dhe me pasagjerë L.SH., 20 vjeç e F.S., 20 ., u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasia e lëndës narkotike cannabis sativa, 3 celularët dhe automjeti me të cilën lëviznin.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.