SARANDË- Pushuesit në plazhin e Pasqyrave në Sarandë janë ankuar se ata nuk kanë më hapësirë të lirë për të pushuar, pasi të gjitha hapësirat në bregun e detit janë privatizuar.
Sipas një videoje të publikuar nga “JOQ”, në plazh nuk ka mbetur më hapësirë e lirë për të vendosur një çadër, apo edhe për të shtrirë një peshqir.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fjoqalbania%2Fvideos%2F528385969626074%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=267
Pushuesit shprehen se plazhi është i bllokuar, përfshirë edhe zonat pranë gurëve dhe ata nuk kanë asnjë mundësi të pushojnë në bregdet pa paguar.
Ky denoncim nga qytetarët për bllokimin e plazhit ngre pyetje rreth lirisë që pushuesit kanë në bregdetet.