albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

I cilësuar si “Anjshtajni i ri”, 17-vjeçari që vrau prindërit dhe vëllain në Itali habit me deklaratën: Doja të luftoja në Ukrainë

by Editor
September 3, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
I cilësuar si “Anjshtajni i ri”, 17-vjeçari që vrau prindërit dhe vëllain në Itali habit me deklaratën: Doja të luftoja në Ukrainë
Share on FacebookShare on Twitter

Të tjera detaje janë zbardhur nga dëshmia e 17-vjeçarit italian, i cili pak ditë më parë vrau me thikën e kuzhinës prindërit e tij dhe vëllain e vogël 12-vjeç.

Adoleshenti teksa rrëfeu para autoriteteve arsyen që e shtyu drejt këtij krimi, deklaroi se ndihej si i huaj në familje, dhe vrasja e prindërve dhe vëllait do e bënte që të ndihej më i qetë.

Por para prokurorit, ai ka dhënë edhe një detaj të ri.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

17-vjeçari ka dëshmuar se ai ka pasur edhe si synim që të shkonte në Ukrainë dhe të jepte kontributin e tij në luftë kundër agresionit rus.

“Doja të shkoja të luftoja në Ukrainë një ditë. Por kjo nuk ka të bëjë fare me atë që kam bërë”, shkruan “La Repubblica” detaje nga hetimet.

Por përveç kësaj, adoleshenti në dëshminë e tij thotë se pas ngjarjes së rëndë ka menduar që të mbulojë situatën dhe të fajësonte nënën si autore të vrasjes së babait dhe vëllait, por më pas shton se ndëryshoi mendim dhe ka telefonuar policinë, duke i treguar versionin e vërtetë të ngjarjes.

“Para se të telefonoja 112, mendova t’u thosha se ishte nëna ime ajo që goditi me thikë vëllanë dhe babanë tim. Pastaj ndryshova mendje”, tha ai.

17-vjeç nga banorët e zonës njihej si njeri i qetë dhe i mbarë. Madje ai identifikohej edhe si “Anjshtajni i ri”, për shkak të aftësive ekselente që kishte në matematikë. Tashmë, gjendja e tij psikologjike është tejet e rënduar dhe një sfidë më vete ngelet puna e psikologëve, për të zbardhur të vërtetën e krimit të rëndë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL