albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Atentati në Tiranë, Tonin Vocaj: Janë sekuestruar 7 gëzhoja, po kontrollojmë kamerat

by Editor
September 3, 2024
Reading Time: 1 min read
0
Atentati në Tiranë, Tonin Vocaj: Janë sekuestruar 7 gëzhoja, po kontrollojmë kamerat
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka dhënë detaje të tjera në lidhje me atentatin në Don Bosko. Gjatë deklaratës për mediat, Vocaj ka deklaruar se janë sekuestruar 7 gëzhoja. Po ashtu Vocaj ka theksuar se po kontrollohen kamerat për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes. Por shtoi se të dy personat e plagosur kanë qenë në lidhje shoqërore me njëri-tjetrin. 

“Kemi ngritur një grup të posaçëm hetimor që po mbledh të gjitha provat që do ti shërbejnë hetimit. Jemi duke kontrolluar në të gjithë zonat për kamerat e sigurisë. Po kështu, në territorin e komisariati nr 5 është gjetur një mjet, që ka përputhshmëri me atë të autorëve. Targat nuk janë të vjedhura, por nr i shasisë nuk përputhet me automjetin origjinal. Vazhdojnë hetimet. Janë sekuestruar 7 gëzhoja nga një armë zjarri, nuk e kemi përcaktuar tipin e armës. Në automjet është gjetur një armë zjarri që po ekzaminohen. Ishin në të njëjtën tavolinë, janë lidhje shoqërore. Nuk është kamarier. Kanë qenë duke pirë kafe në verandën e lokalit. Për objektivin nuk mund ta themi, nga hetimi besoj se do të rezultojë. Mendohet se kanë qenë tre persona, përfshirë dhe drejtuesin e mjetit. Jemi duke analizuar çështjen, njëri prej tyre ka precedent kriminal. Jemi duke hetuar backgroundin e të plagosurve, për të përcaktuar dhe pistat hetimore. Autorët kanë qëlluar nga automjeti, nuk kanë zbritur. Kemi pamjet filmike dhe kemi një ide të qartë për dinamikën”, tha Vocaj.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL