albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Atentati në Don Bosko i mirëorganizuar”, gazetari zbulon detajet e bujshme: Ja çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

by Editor
September 3, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
“Atentati në Don Bosko i mirëorganizuar”, gazetari zbulon detajet e bujshme: Ja çfarë zbuluan kamerat e sigurisë
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Eni Ferhati tha në një emision televiziv se, atentati me dy të plagosur i ndodhur pasditen e së martës në zonën e Don Boskos ishte i mirëorganizuar.

Kjo sipas tij është konstatuar nga elementët e parë në vendngjarje; infrastruktura e përdorur nga autorët tregon se është një atentat i mirorganizuar ku janë investuar jo vetëm njerëz por edhe infrastrukturë logjistike.

“Këtu i referohem një automjeti që dyshohet se është i modifikuar, qoftë shasia, targa e dubluar. Autorët, ajo që ju ka bërë përshtypje grupit hetimor, është koha dhe vendi i zgjedhur për atentatit, që solli për pasojë edhe plagosje e një personi që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë, siç është 22-vjeçari, pasi të gjitha dyshimet e grupit hetimor thonë se shënjestra e atentatit ka qenë 45-vjeçari Kastriot Elezaj, i cili ka pasur precedentë penalë në shteti italian.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Autorët rezulton që si për të hyrë në Tiranë edhe për të dalë kanë përdorur disa rrugë që nuk janë të monitoruara nga kamera, si nga bashkia ashtu edhe policia. Kanë pasur informacion, kanë zgjedhur rrugicat e Paskuqanit, kanë pasur një armë të gjatë kallashnikov që nuk është përdorur, pasi kanë përdoru një pistoletë me të cilën kanë qëlluar 7 herë.

Ngjarja ka krijuar panik te qytetarët, por nuk është rrezikuar jeta e tyre pasi autori është përqendruar te shenjestra. Dyshohet se ngjarja gjenezën e konfliktit e ka jashtë vendit”, tha gazetari Ferhati.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL