Kujdes- PAMJE TË RËNDA! E vrau i biri, momenti kur Policia i gjen kufomën në pus 62-vjeçarit
MOMENTI KUR POLICIA GJEN ARMËN E KRIMIT DHE KUFOMËN:
DURRËS- Është publikuar fotoja e 34-vjeçarit Esmerald Balla i cili vrau babanë në Shënavlash të Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku 62-vjeçari Enver Balla i raportuar nga familjarët i zhdukur prej 20 ditësh, është vrarë nga djali i tij, Esmerald Balla, i cili më pas ia ka hedhur trupin në pus. Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.
Djali e ka pranuar krimin para policisë, ndërsa ka thënë se e kishte vrarë të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash. Sipas raportimeve, hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.
Esmerald Balla
Por kjo nuk është ngjarja e vetme e të tilla përmasave në fshatin Shënavlash të Durrësit. Në muajin Shkurt po në të njëjtin fshat është vrarë nga fëmijët 49-vjeçari Pëllumb Meta. Meta u ekzekutua në banesën e tij më 10 shkurt nga 3 fëmijët e tij, Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta.