Aktori i serialit të njohur turk, “Fate të kryqëzuara”, një ndër të preferuarit e publikut shqiptar ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të kaluar një pjesë të pushimeve këtë verë.
Ka qenë vetë Erkan Petekkaya i cili ka ndarë në rrjetet e tij sociale video nga Tirana dhe nga Vlora.
“Qyteti është po aq i mrekullueshëm sa njerëzit e tij, u ndjeva si në shtëpinë time”, ka shkruar ai.
Aktori i madh Erkan Petekkaya ka bërë për vete një pjesë të mirë të shqiptarëve edhe nëpërmjet një ndër serialeve turke më të vlerësuara ndër vite. Në serialin “Fate të kryqëzuara” ai u prezantua me rolin e Xhihanit.
Kjo nuk është hera e parë që aktori viziton Shqipërinë. Ai ka zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet edhe në vitin 2019, kur përveç Shqipërisë, vizitoi edhe Kosovën.