TIRANË– Zbardhen detaje nga vrasjet e Klevis Kapllanit, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në makinë në Rrogozhinë. Sipas të dhënave të siguruara nga dosja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duket se personi i angazhuar për hakmarrjen ndaj vrasjes së Emiliano Ramazanit (Ilit) ishte Mikael Qosja. Në bisedat e çkoduara nga aplikacioni “SkyECC”, Qosja flet si me Franc, ashtu edhe me Hajdar Bakon, por edhe me të vëllanë e Ilit, të cilit i tregon se morën hak. Në biseda zbulohet se për vrasjen e Kapllanit, para banesës së tij në Rrogozhinë ishin dhënë 500 mijë euro.
PJESË NGA DOSJA:
Në një nga bisedat lexohen emrat Ded.Dee (Eljo Bitri) dhe Canada CA (Mikael Qosja) kanë shkëmbyer mesazhe në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit. Bitri informon Qosjan dhe i shkruan se Emiljano Ramazanin e ka ekzekutuar një person nga Sinaballaj dhe për këtë gjë është i sigurtë. Në vijim, Qosja i shkruan se ofron 1 milionë euro vetëm që ta vrasin këtë person. Më pas, Bitri e këshillon Kamamin të ketë kujdes pasi sipas tij “Moma” (Talo Çela) nuk mban më dhe do flasë.
Më poshtë, Qosja flet me një person të paidentifikuar: Vlla doja të pysja pak për pjesën që je gati për çdo gjë? Se më tha ‘qerosi’ më nis këtë punë. Unë dua që mos me u bë si muhabet. Se në radhë të parë dua që të mos më dalë emri yt. Unë e kam objektivin dhe e kam ditë që e kam zbulu. Ky që të them unë është i pambrojt, s’ja merr mendja qëështë zbuluar. 3 veta, njëri do jetë shoferi, dy veta do gjuajnë.
Ndërkohë planifikohet vrasja e Klevis Kapllanit. Kamami flet me Arzen Mamën, të cilit i çon një foto të Klevis Kapllanit, të shoqëruar me këtë mesazh: Po ja të maroj pak me këtë k***ën një herë, edhe pastaj të merrem me pilon. Do ngarkojmë atë. Edhe do i çojmë Pilos policinë në shtëpi.
Më datë 18.08.2020, Mikael Qosja i dërgon Franc Çopjas disa foto të cilat pasqyrohen biseda të zhvilluara në aplikacionin e kriptuar Skyecc ndërmjet Mikael Qosjesdhe personave të tjerë. Çopja pasi merr fotot i shkruan Qosjas: Se akoma s’ka adresën!
Më datë 21.08.2020, Çopja i shkruan Qosjas, të cilit i thotë: Personit të gjej vetëm adresën se ku pi kafen ose shtëpinë, nuk ka nevojë për GPD pasi personi që do mbarojë punën ka 1 javë që po pret.
Qosja i përgjigjet: Nesër do kryej pagesat për shtëpinë në Durrës.
Më datë 28.08.2020, Mikael Qosja i shkruan Çopjas se “Delja” (Eljo Bitri) do kalojë në territorin e Shqipërisë përmes doganës në Greqi dhe pas bisedës një person do ta ndihmojë të kalojë kufirin. Mesa duket, Bitri ka marrë përsipër ekzekutimin e “Sinaballasit”, Klevis Kapllanit.
Nga bisedat e datës 01.09.2020, evidentohet se personi, i cili do të ndihmojë në kufi personin me pseudonimin “Dele”, e ka nicknamin “Milani”. Në vazhdim të komunikimit, Çopja i kërkon Qosjes që t’ja japë informacionin kur personi të vijë në kafe ose në shtëpi dhe në vijim shkruan: Nuk dua të fëlliqem me mikun.
Diskutimet vazhdojnë për logjistikën e vrasjes.
Në bisedën e datës 14.09.2020, përdoruesi i Qosja i dërgon mesazh përdoruesit të Çopjas, të cilit i shkruan se e vrau. Po atë ditë, Hajdar Bako komunikon me Qosjan dhe i thotë: Pse nuk po del lajmi sepse deri tani duhet të kishte vdekur. Në këtë moment, Çopja i dërgon Bakos një lajm ku lexohet se është gjendur i vrarë në makinë 33-vjeçari në Rrogozhinë dhe më pas i dërgon mesazhin: Në orën 8 kam flejt unë, gjithë natën tu pa lajmet!
Me datë 15.09.2020, FrancÇopja i dërgon Mikael Qosjan me mesazhet me këtë përmbajtje: Prapë pa makinën, hahahahah, djagme, e hangu prapë katnari!
Në bisedën e zhvilluar më datë 02.09.2020, Renato Muskau flet me Qosjan, të cilit i thotë se ikashkruar Franc Çopja për karikatorin që kanë shtëpi.
“Më duhet karikatori dhe se qerosi do shkoj ta marrë tek shtëpia. Qerosi është ai personi që shet divane dhe dhoma gjumi.”
Mikael Qosja i shkruan Renato Musakut se ka frikë ta lëvizë Arzen Mamën: Kam hall mos na i bëjn nai dam.
Më datë 17.09.2020 Mikael Qosja flet me Leon Ramanin:
Mikael Qosja: Ky e vrau dajën lali
Leon Ramani: Po e kuptova, për shpirt të dajës
Mikael Qosja: Edhe ja marova lali. Ja musha trupin komplet
Leon Ramani: Po të gënjejta lali
Mikael Qosja: Ky gjujti 5, po i futa 15, tani e kanë radhën tjert
Më datë 15.09.2020, Mikael Qosja bisedon me Leonardo Ramanin dhe i dërgon një lajm për vrasjen e Kapllanit. Ramani i shkruan: Ça na bani ky llum! Shumë mirë.