ITALI- Një 20-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me kokainë. Mësohet se shqiptarit iu gjetën mbi dy kg kokainë, dymijë euro cash, dy peshore precize dhe lëndë prerëse. Mediat vendase shkruajnë se ai tani është në burg në pritje të gjykimit.
Operacioni u krye nga Karabinierët e njësisë operative të kompanisë Salsomaggiore, të cilët kishin vënë re një lëvizje të dyshimtë rreth një sheshi qendror prej disa kohësh dhe filluan të monitoronin në mënyrë diskrete zonën. Pasi identifikuan makinën e përdorur nga i riu, ata organizuan një kontroll gjatë të cilit 20-vjeçri raportuar informacione të rreme për shtëpinë e tij, e cila pas hetimeve të policisë rezultoi se ka qenë në një apartament në qytet.
Kjo sjellje i bëri edhe më të dyshimtë autoritetet italiane dhe vendosën të kryenin një kontroll në shtëpi, i cili u mundësoi të gjenin kokain dhe të gjithë materialin. Gjyqtari pasi ka vërtetuar arrestimin ka vendosur masën e arrestit me burg në pritje të gjykimit.