Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme për nesër në orën 10:00, ku do të mblidhen të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, dhe drejtuesit e departamenteve.
Arsyeja zyrtare e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, megjithatë pritet që të diskutohen prioritetet e reja për Policinë e Shtetit.
Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia që të hapet konkursi për pozitat e drejtorëve të qarqeve dhe departamenteve, në përputhje me ligjin e ri të Policisë.