Kryeministri Edi Rama i propozoi sot Asamblesë së PS emrat e rinj të kryesisë, konkretisht 7 burra dhe 7 gra. Nga këta 14 do të zgjidhen 10 në total, duke respektuar edhe kuotën gjinore, 5 me 5.
Emrat e propozuar nga kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama janë: nga burrat, Arben Pëllumbi, Erjon Braçe, Eduard Shalsi, Pirro Vëngu, Pjerin Ndreu, Toni Gogu dhe Vangjel Tavo.
Ndërsa nga gratë u propozua: Albana Koçiu, Anila Denaj, Delina Ibrahimi, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Klotilda Bushka dhe Lindita Nikolla.
Me këto propozime të reja kryeministri ka lënë jashtë kryesisë aktuale, Olta Xhackën, Mimi Kodhelin, Blerina Gjylametin, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj dhe Armando Subashin.
Emrat e propozuar për anëtar kryesie, do te zgjidhen 5 burra dhe 5 gra
1-Arben Pëllumbi
2-Erjon Braçe
3-Eduard Shalsi
4-Pirro Vëngu
5-Pjerin Ndreu
6-Toni Gogu
7-Vangjel Tavo
1-Albana Koçiu
2-Anila Denaj
3-Delina Ibrahimi
4-Etilda Gjonaj
5-Klodiana Spahiu
6-Klotilda Bushka
7-Lindita Nikolla