albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vajza e Xhensilës dhe Besit shkon në klasë të parë, s’do ta besoni sa ka kushtuar çanta e shkollës

by Editor
September 9, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Vajza e Xhensilës dhe Besit shkon në klasë të parë, s’do ta besoni sa ka kushtuar çanta e shkollës
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë plot emocione të forta është kjo e sotmja për mami Xhensilën dhe babi Besin. Vogëlushja e tyre, e cila dalëngadalë po bëhet një zonjushë e madhe, është ulur këtë të hënë për herë të parë në bankat e shkollës.

Ajka është një prej 28 mijë fëmijëve, të cilët këtë 9 shtator filluan rrugën e gjatë të dijes. E në këtë ditë kaq të veçantë nuk kishin si të mungonin disa fjalë zemre nga Xhensila për të voglën e saj.

Duke i thënë se në çdo hap që ajo do të hedhë do të jetë pranë saj, Xhensila i ka uruar suksese Ajkës dhe ka theksuar se sa e bekuar dhe e përmbushur ndihet teksa e sheh duke u rritur.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

“Suksese dashuria ime. Mami do jetë me ty në çdo hap tëndin. Tek të shoh duke u rritur ndihem e bekuar, ndihem nënë dhe grua e përmbushur. Suksese në rrugën e dijes. Bekimet e Zotit qofshin me ty dhe të gjithë fëmijët që ulen në bankat e shkollës”, shkruan Xhensila krah fotos së Ajkës jashtë ambienteve të shkollës.

Përpos këtyre fjalëve, Xhensila është duke kujdesur në maksimum që e vogla e saj sot të shkëlqejë. Në foton e postuar nga këngëtarja, Ajka shihet teksa mban veshur këmishë të bardhë të kombinuar me fustanin sipër ngjyrë të zezë, e në duar mban çantën Dolce&Gabbana, e cila nga një kërkim të vogël që bëmë kushtuar rreth 650 dollarë. Epo, një shifër e “kripur” kjo për një çantë shkolle për një fëmijë!

Vajza e Xhensilës dhe Besit shkon në klasë të parë,

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL