Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot kërkesën e Enkelejd Alibeajt për pezullimin e vendimit të dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, i cili i dha vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kolegji Civil, përbërë nga gjyqtarët Enton Dhimitri, Margarita Buhali dhe Valbona Cekrezi, do të vendosë mbi këtë kërkesë bazuar në dokumentet e paraqitura.