albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vëllai i gruas që u dogj me benzinë nga burri tregon telefonatat kërcënuese: S’ke ku shkon…

by Editor
September 10, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Vëllai i gruas që u dogj me benzinë nga burri tregon telefonatat kërcënuese: S’ke ku shkon…
Share on FacebookShare on Twitter

I vëllai i Melisa Trëndafilit, 31-vjeçares që u dogj me benzinë nga bashkëshorti i saj, Bledar Trëndafili, ka rrëfyer detaje nga martesa e tyre dhe vendimi i së motrës për t’u divorcuar.

Në emisionin ‘Me zemër të hapur’, ai deklaroi se ndarja erdhi pasi Bledar Trëndafili e braktisi 31-vjeçaren në Tiranë me dy fëmijët e tyre të mitur dhe nuk i hapte as telefonin. I riu rrëfeu se e motra ‘nuk kishte as 1000 lekë të për të marrë një copë bukë për fëmijët’.

Por theksoi se pas vendimit për t’u ndarë, i shoqi e kërcënonte çdo ditë duke i thënë që ‘ti nuk ke ku shkon, s’ta jap divorcin’.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Kishit gati një vit të ndarë. Ai thjesht e ka braktisur dhe ka ikur. Ai e ka lënë në Tiranë, është zhdukur pa i hapur telefonin, duke e lënë me dy fëmijë, me borxhe, pa 1 mijë lekë për të marrë një copë bukë për fëmijët. Kam qenë unë që e kam ndihmuar, mamaja, kemi marrë sendet nga këtu dhe e kemi dërguar në shtëpi. Kemi mbyllur gjërat e tij, ai e ka bërë edhe herë të tjera. Motra vendosi që të ndahej i thoshte ‘më lër rehat të vazhdoj jetën me fëmijët’. Ai vazhdonte ne telefonatat që ‘ti nuk ke ku shkon, unë nuk largohem nga ty, s’të jap divorcin’. Çdo ditë duke e kërcënuar, gjente mundësinë ta telefononte gjithë kohës. Motra kishte marrë avokatin për tu divorcuar, por ai nuk pranonte të vinte”, tha vëllai i Melisa Trëndafilit.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL