albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Të dyja duan kreun e grupit/ Shqipëri-Gjeorgjinë, statistikat kundër kuqezinjve

by Editor
September 10, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Të dyja duan kreun e grupit/ Shqipëri-Gjeorgjinë, statistikat kundër kuqezinjve
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Sonte në mbrëmje, në orën 20.45, Shqipëria do të presë Gjeorgjinë në ndeshjen e dytë të UEFA Nations League në stadiumin “Air Albania”. Të dyja ekipet vijnë me 3 pikë “në xhep” nga ndeshjet e para të grupit që u zhvilluan ndaj Ukrainës dhe Republikës së Çekisë. Shqipëria mundi Ukrainën me rezultatin 2-1 më 7 shtator në ndeshjen e zhvilluar në Pragë, ndërsa Gjeorgjia mundi Çekinë me rezultatin e thellë 4-1.

Ndeshja shihet në favor të Gjeorgjisë, e cila shkoi më larg se Shqipëria në Kampionatin Europian që u zhvillua pak muaj më parë, ku u eliminuan nga kampionët, Spanja në raundin e 16-të. Ndërsa Shqipëria nga ana tjetër, nuk e kaloi dot grupin.

Formacionet ende nuk janë publikuar para ndeshjes, por nuk priten ndryshime të mëdha. Në portë mendohet se do të vendoset sërish Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen Hysaj, Ismajli, Kumbulla dhe Mario Mitaj. Mesfusha mund t’i besohet Kristjan Asllanit dhe Ylber Ramadanit. Ndërsa në sulm pritet që i vetmi ndryshim të jetë Nedim Bajrami. Ky i fundit, bashkë me Qazim Laçin dhe Jasir Asanin do të suportojnë Rey Manajn.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Në 15 përballje me Gjeorgjinë, Shqipëria fituar ka vetëm 3 herë, ndërsa 8 fitore kanë shkuar për Gjeorgjinë dhe 4 takime kanë përfunduar në barazim. Por, gjithmonë duke u bazuar në statistika, Shqipëria nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi. Ndaj edhe sonte në mbrëmje pritet të mësojmë se kush do të trimfojë mes dy skuadrave.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL