albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PAMJET/ Në pritje të Sali Berishës, policia ‘blindon’ SPAK, çfarë po ndodh?!

by Editor
September 11, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
PAMJET/ Në pritje të Sali Berishës, policia ‘blindon’ SPAK, çfarë po ndodh?!
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të dytë ish-kryeministri Sali Berisha paraqitet sot në SPAK për t’u njohur me akuzat që lidhen me dosjen Partizani.

Ndërkohë që kreu i PD pritet të mbërrijë forca të shumta policie kanë rrethuar Prokurorinë e Posaçme. Ndërkohë, demokratët janë mobilizuar sot të mblidhen para godinës së Prokurorisë së Posaçme, në shenjë proteste për atë që Sali Berisha e ka quajtur shpesh herë si “arrestim politik”.

Menjëherë sapo mori fletëthirrjen, ish-kryeministri mobilizoi demokratët për të protestuar përballë SPAK-ut.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Të dashur miq. Ditën e Mërkurë ne ora 12:00 kryetari i PD Prof. Dr .Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Te mobilizohemi të gjithë maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narko drejtësisë. Faleminderit”, thuhet në mesazhin dërguar strukturave.

Pamjet nga SPAK-u:

Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim. Ish-kryeministri i ka konsideruar akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si sulm politik, pasi sipas tij, nuk ka asnjë fakt dhe dokument që të ngrihen dyshimet mbi akuzat.

Kujtojmë që Berisha prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar ndodhet në arrest shtëpie. Më 21 tetor 2023, ndaj tij u caktua masa detyrim paraqitje, ndërsa Jamarbër Malltezi arrest në burg. Ndërsa më 21 nëntor Malltezi u lirua nga burgu dhe ndaj tij u caktua masa arrest në shtëpi.

Dy prokurorët e çështjes janë Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai. Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL