albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbardhet rendi i ditës për seancën e sotme plenare

by Editor
September 12, 2024
Reading Time: 3 mins read
0
DASH kërkoi gjithëpërfshirje/ Komisioni i dezinformimit, PS propozon emrat e saj për anëtarët
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në orën 10:00 për seancën e dytë plenare të sesionit të ri parlamentar.

Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Gazment Bardhi, lidhur me dyshimet për transportin e mbetjeve toksike drejt Kinës dhe Tajlandës. Po ashtu, do të mbahet një interpelancë me zv.kryeministren Belinda Balluku për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar dhe “Rrugën e Kombit”.

Një pikë tjetër e rëndësishme është shqyrtimi i mandatit të Olta Xhaçkës për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Rendi i ditës

PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 12.9.2024, ORA 10:00

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve për periudhën 2 shtator 20 shtator 2024,

URDHEROJ:

  1. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 12.9.2024, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.9.2024.
  2. Njoftime.
  3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin, zotin Edi Rama, kërkuar nga deputeti Gazment Bardhi.
  4. Interpelancë urgjente me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, zonjën Belinda Balluku, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.
  5. Akti normativ nr. 2, datë 1.8.2024, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 123/2014 “Për urdhrin e mjekëve në Republikën e Shqipërisë”.
  6. Akti normativ nr. 3, datë 28.8.2024, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2023 “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar.
  7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi) për financimin e projektit “Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë.
  8. Projektligji “Për ratifikimin e letrës së pjesëmarrjes së Këshillit të Ministrave
    të Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për Qendrën Evropiane të
    Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride”.
  9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2012 “Për peshkimin”, të ndryshuar.
  10. Projektligji “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
  11. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2023 “Për qeverisjen elektronike”.
  12. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.
  13. Projektvendimi “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.
  14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL