TIRANË- Teksa po mbahet interpelanca e kërkuar nga Gazment Bardhi, me kryeministrin Edi Rama, për çështjen e kontejnerëve me mbetje të rrezikshme që janë bllokuar dhe pritet të kthehen pas nga Kina dhe Tajlanda, përpara Kuvendit, po zhvillohet një protestë nga minatorët, të cilët kërkojnë miratimin e statusit të tyre. Minatorët janë mbledhur për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë, duke akuzuar Partinë Socialiste për mashtrim.
Minatorët deklaruan se PS i ka gënjyer që prej vitit 2013, kur premtoi zbatimin e statusit të minatorit, por premtimi nuk është mbajtur. “Na kanë gënjyer. PS na gënjeu që në vitin 2013, kur na tha se do të zbatohet statusi i minatorit,” thanë ata. Minatorët gjithashtu shprehën shqetësimin e tyre për pensionet e ulëta, duke theksuar se ato nuk mjaftojnë as për ilaçet që u nevojiten.