albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Jorge Mendes i rekomandoi Barcelonës dhe PSG-së shkëmbimin e dy lojtarëve këtë verë

by Editor
September 13, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Jorge Mendes i rekomandoi Barcelonës dhe PSG-së shkëmbimin e dy lojtarëve këtë verë
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona ishte mjaft aktive në javën e fundit të afatit kalimtar veror, ani pse ata nuk ishin në gjendje që të sigurojnë blerje të reja për shkak të telasheve financiare.

Ata larguan disa lojtarë nga ekipi me Ilkay Gundogan dhe Mikayil Faye që u larguan në mënyrë të përhershme nga klubi, ndërsa në formë huazimi u larguan edhe Clement Lenglet, Alex Valle dhe Vitor Roque.

Eric Garcia ishte njëri prej lojtarëve që u lidh me një largim të mundshëm nga Barcelona gjatë verës, por në fund, ai qëndroi.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Girona u vu pas tij për pjesën më të madhe të afatit kalimtar, ndërsa tani është zbuluar se edhe Paris Saint-Germaini kishte shprehur dëshirë për transferimin e tij.

Siç është raportuar në emisionin e Radio Catalunya, ‘El club de la mitjanit’, agjenti Jorge Mendes kishte propozuar një marrëveshje shkëmbimi që përfshinte Garcian.

Barcelona sipas kësaj marrëveshjeje do të merrte Danilo Pereiran, ndërsa spanjolli do të shkonte në drejtimin e kundërt. Sidoqoftë, marrëveshja nuk u realizua.

Nëse kjo lëvizje do t’i propozohej Barcelonës, ka një mundësi të madhe se do të refuzohej duke marrë parasysh nivelin e të dy lojtarëve.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL