Të shtëna me armë zjarri dyshohet se janë dëgjuar pranë vendndodhjes së ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Ekipi i fushatës së tij, tha se presidenti është “i sigurt pas të shtëna me armë në afërsi të tij”.
Ndërsa zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheung në një deklaratë tha se “Trump është i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të tjera për momentin”.
Trump ishte duke luajtur golf në klubin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach. Ambienti u mbyll menjëherë pas ngjarjes, sipas një burimi për CNN.