albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

2.1 milionë infektime në 24 orë, Omicron “pushton” botën

by Editor
January 5, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Share on FacebookShare on Twitter

24 orët e fundit vendosën një rekord të ri negativ, teksa në gjithë botën u regjistruan mbi 2.1 milionë raste të reja me Covid, pjesa dërmuese e tyre i përkasin pikërisht variantit Omicron.

Shifrën më të lartë e kanë shënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që regjistruan mbi 567 mijë infektime dhe mbi 1800 viktima. Problematike mbetet në SHBA numri i lartë i shtrimeve në spital i cili ka kaluar më shumë se 100 mijë, nga të cilët afro 21 mijë janë në gjendje kritike për jetën.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Joe Biden ritheksoi se kjo është pandemia e njerëzve të pavaksinuar, ndaj sipas tij njerëzit që nuk janë imunizuar duhet të “alarmohen” nga varianti shumë i transmetueshëm Omicron.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Gati gjysmën e infektimeve ditore globale e raportoi Europa, ku Omicron është bërë gjithashtu mbizotërues.

Franca vendosi një rekord kombëtar me 271 mijë raste të reja dhe 351 viktima. Britania e Madhe gjithashtu vendosi një rekord të vetin me mbi 218 mijë infiektime.

Në Itali, krahas rritjes së infektimeve që kapën shifrën 171 mijë, rritje të konsiderueshme pësuan edhe fatalitetet, teksa autoritetet shëndetësore raportuan për 222 viktima.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL