Akuzohet se ka përdorur gjuhë fyese dhe vulgare ndaj atyre që nuk janë vaksinuar, Presidenti francez Emmanuel Macron, pasi ka thënë thënë se do t’ua bënte atyre jetën të vështirë. “Unë dua ata që të shkojnë e të mbushen, dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë – deri në fund”, tha ai për gazetën Le Parisien.
Ndërkaq kundërshtarët e Macron reaguan menjëherë duke thënë se fjalët e tij nuk janë të denja për një president. Seanca në Asamblenë Kombëtare franceze u bojkotua nga pas gjuhës së përdorur nga presidenti duke lënë përgjysmë diskutimin mbi vaksinimin ndaj Covidit të francezëve. Legjislacioni pritet të miratohet këtë javë, por ai ka zemëruar edhe më tejë ata që kundërshtojnë vaksinimin dhe disa deputetë francezë të cilët kanë thënë se kanë marrë kërcënime me vdekje për këtë çështje, shkruan BBC.
“Unë s’dua t’i dërgoj [njerëzit e pa vaksinuar] në burg,”, tha Macron. “Por ne u themi atyre, që nga 15 janari, nuk do të mund të shkojnë dot më në restorant. Nuk do të mund të shkojnë më kafe, s’do mund të shkojnë në teatër apo kinema” përfundoi Macron për Le Parisien.
Vaksinimi i detyrueshëm po futet në disa vende evropiane, me Austrinë që kryeson vendet evropiane duke nisur me moshat mbi 14 vjeç. Gjermania planifikon një lëvizje të ngjashme për të rriturit. Qeveria e Italisë po shqyrtonte të mërkurën një leje vaksinimi të detyrueshme për të paktën këdo mbi 60 vjeç.