albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Tritoli në makinë/ Mikel Harizaj pronar i një lokali, po dërgonte në shtëpi kamarierin

by Editor
January 7, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Të tjera detaje zbulohen nga atentati me tritol që u bë gjatë natës në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ku një makinë shpërtheu në lëvizje.

Shoferi Mikel Harizaj që ka mbetur i plagosur është pronar  një lokali në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. Ai ka në pronësi gjithashtu edhe një market në po të njëjtën zonë.

Ndërsa pasagjeri, që gjithashtu është i plagosur, Serini Dumi, punon si kamarier në lokalin e Mikel Harizajt. Ky i fundit ka qenë duke çuar për në shtëpi 26-vjeçarin.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Por gjatë rrugës, automjeti tip Mazda shpërtheu me tritol. Hetuesit besojnë se bëhet fjalë për një shpërthim me telekomandim.

Lëndë plasëse ishte vendosur poshtë makinës nga krahu i shoferit.

Mikel Harizaj 42 vjeç dhe Serini Dumi 26 vjeç ndodhen në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:50 në Unazën e re të Tiranës. Mikel Harizaj është person me precedent penal pasi në vitin 2009 kishte plagosur me granatë 3 persona në Vlorë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL