Rezulton negativ me COVID-19, pas tamponit të fundit që ka kryer sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj. 24-vjeçari është kthyer sërish për Specian dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës me Xhenoan.
Manaj kishte rezultuar pozitiv me datë 29 dhjetor së bashku me disa lojtarë të tjerë dhe nuk ishte pjesë në sfidën e djeshme në kampionat me Veronën, e cila rezultoi me humbje për Specian.
Pas testimit të sotëm Manaj është gati për t’u kthyer në stërvitje. Sulmuesi do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajneri Tiago Mota dhe do të jetë i gatshëm për transfertën e Xhenoas të dielën.
PANORAMASPORT.AL