Tre muajt në vazhdim do të jenë shumë të vështira për botën nga varianti Omicron është shprehur në një intervistë për Sky News, i dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Covid-in, David Nabarro.
“Ne jemi në një maratonë, por nuk mund të themi se jemi drejt fundit megjithëse e shohim në horizont. Virusi vazhdon të infektojë, kemi Omicron mes nesh dhe shumë variante të tjera pritet të vijnë”, shprehet i dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Covid-in, David Nabarro.
Zyrtari i lartë i OBSH vlerëson se pavarësisht masave kufizuese, Covid ka përfshirë gjithë botën veçanërisht vendet e varfra.
“Njerëzit duhet të vazhdojnë të punojnë dhe politikanët janë përballë zgjedhjeve të vështira. Ajo që mund të them unë është se të paktën tre muajt në vazhdim do të jenë të vështira për njerëzit”, tha ai.
I pyetur në lidhje me mënyren si duhet të sillemi ndaj Covid-19, Nabarro thotë se nuk mund të kemi sjellje të njëjta pasi virusi po ndryshon dhe ne duhet të mësohemi të përshtatemi me variantet e reja dhe menaxhojmë pandeminë.