albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Kryesia përjashton unanimisht Berishën dhe 8 anëtarë të tjerë: Urdhëruan dhe organizuan dhunë ndaj PD

by Editor
January 11, 2022
Reading Time: 4 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Kryesia e Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje mbrëmjen e së hënës ku ka marrë disa vendime në lidhje me protestën që u zhvillua më 8 Janar para selisë blu.

Në një komunikatë për shtyp thuhet se Kryesia vendosi unanimisht përjashtimin e Sali Berishës pasi ka qenë një nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit që ka “organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë” në protestën ndaj PD-së.

Të njëjtin fat si Berisha, Kryesia ua rezervoi edhe 8 prej mbështetësve të tij, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit. Flamur Noka, Edmond Spaho,Albana Vokshi,Bujar Nishani, Arben Ristani, Rigels Muçollari, Keltis Kruja dhe Klevis Balliu janë përjashtuar nga partia gjithashtu.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Ndërkohë pjesa tjetër e mbetur e Komisionit të Rithemelimit janë pezulluar deri në momentin që do të distancohen nga aktet e dhunës në selinë blu.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 Janarit mbi Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve;

Pas shkatërrimit të paprecedentë të Selisë Qendrore të Partisë Demokratike, nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës;

Pas tentativës që përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim t’i imponohen vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë;

Pasi kanë kaluar 48 orë dhe nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike;

Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e datës 10 Janar 2021, unanimisht

Vendosi:

1. Dënimin me forcë të akteve të dhunës, gjuhës përcarëse dhe retorikës që nxit konfliktin mes demokratëve.

2. Përjashtimin nga Partia Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë:

1. Sali Berisha

2. Flamur Noka

3. Edmond Spaho

4. Albana Vokshi

5. Bujar Nishani

6. Arben Ristani

7. Rigels Muçollari

8. Keltis Kruja

9. Klevis Balliu

3. Pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike, të:

1. Agron Shehaj

2. Aldo Bumci

3. Belind Këlliçi

4. Blendi Himçi

5. Clirim Gjata

6. Edi Paloka

7. Edith Harxhi

8. Eno Bozdo

9. Ervin Minarolli

10. Genc Deromemaj

11. Genc Pollo

12. Gent Strazimiri

13. Ivi Kaso

14. Ledina Mandija

15. Lorenc Luka

16. Luan Baçi

17. Mimoza Hajdrmamataj

18. Oerd Bylykbashi

19. Tritan Shehu

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL