albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Rekord infektimesh në javën e 96 të pandemisë, 11 mijë infektime, shtrimet mbesin në vend

by Editor
January 14, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Java e 96 e pandemisë ka shënjuar rekordin e infektimeve nga virusi sars cov 2 me 11.691 raste pozitive, mesatarisht 1670 infektime të reja çdo 24 orë.

Shtrimet covid kanë mbetur në të njëjtat shifra më ato të muajit dhjetor 2021, totali 120-130 pacientë, çka sipas ekspertit epidemiolog Ilir Alimehmeti mbështetet në dy faktorë kyç, shkalla e lartë e imunizimit natyrore dhe vaksinal të popullatës si dhe formës së butë klinike që po manifeston varianti Omicron. Të dhënat studimore të doktor Alimehmetit që janë në të njëjtën linjë me studimet kombëtare të realizuara fillimisht në Afrikën e jugut britani dhe SHBA përkojnë me gjetjet e mjekëve infeksionist në dy spitalet covid 1 dhe covid 3.

Mjekët pranojnë se në spitalet covid nuk ka për momentin asnjë pacientë të prekur nga omicron dhe se rastet e rënda klinike të paraqitura në dy javët e para të janarit i përkasin variantit delta që ende qarkullon në mesin e popullatës shqiptare porse dukshëm e ka humbur pozicionin dominant.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Burime nga spitali covid 1 thonë se fluksi i urgjencave ditore mbetet i fiksuar me rreth 20 urgjenca në ditë. Të njëjtat burime thonë se të gjitha urgjencat që vijnë në spital pas vetëkurimit për dy javë në banesë paraqesin forma tepër të rënda klinike me simptoma të njëjta të hasura gjatë dominimit delta në periudhën shtator-dhjetor 2021.

Në mesin e të shtruarave ndodhen edhe disa mosha të reja 20-30 vjec, si dhe tre gra shtatzëna.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL