Vendoset në pranga nga policia italiane një shqiptar për trafik droge. Pas një vëzhgimi intensiv policia ka mundur të identifikojnë dhe zbulojë shqiptarin i cili kishte ndërtuar edhe skemën e tij për shitjen e lëndëve narkotike.
Në rrethrrotullimin midis Via Carducci dhe Via Piave të Venecias, hetuesit italianë kanë pikasur dhe ndjekur veprimet e shqiptarit.
Ky i fundit kontaktohej nga përdoruesit e drogës nëpërmjet telefonit dhe më pas nuk bënte gjë tjetër veçse zbriste me qetësi nga shtëpia dhe kryente shkëmbimin.
Ai ishte vendosur nën vëzhgim nga pika të ndryshme për të kapur shqiptarin në vendin e takimit ku shitej edhe droga. Sipas mediave italiane, një skemë e tillë kishte lulëzuar prej kohësh për trafikimin e drogës, shkruajnë mediat italiane.
Pas këtyre hetimeve dhe pas zbulimit të saktë të banesës së shqiptarit, ai është arrestuar direkt në rrugën që të çonte për në shtëpinë e tij, ndërsa pas kontrollit në banesë iu gjet materiali i përdorur për paketimin e lëndëve narkotike; një shufër precize, 20 gramë kokainë në disa doza të paketuara, 30 gramë marjiuanë dhe më shumë se 4000 euro cash.
Hetuesit arritën në këtë rezultat jo vetëm nëpërmjet një aktiviteti të shënjestruar të policisë gjyqësore, por edhe falë disa raportimeve të marra nga qytetarët, veçanërisht në lidhje me zonën ndërmjet via Carducci, via Verdi dhe via Mazzini të Italisë.