Pas testimit të 5,297 mostrave, dolën 728 raste të reja, që i bie se 13.74 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë për koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë tha më 17 janar se në Kosovë janë regjistruar 728 raste të reja me koronavirus.
Në raportin ditor thuhet se edhe 99 pacientë janë shëruar nga sëmundja COVID-19, ndërkaq raste aktive janë 5,118.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,156 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Që prej nisjes së fushatës së imunizimit, në Kosovë, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 796,246 persona. 33,156 persona kanë marrë dozën përforcuese, ndërkaq me dozë të tretë janë imunizuar 2,169 qytetarë.
Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, dozën përforcuese dhe atë të tretë mund të marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh.