albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Mesazhi i fortë i ambasadores Yuri Kim

by Editor
January 17, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka dhënë një mesazh për politikën shqiptare me anë të figurs së njohur të Martin Luther King. 

Në rrjetet sociale, Kim shkruan se Martin Luther King nderohet në të gjithë botën jo vetëm për drejtësi dhe barazi por edhe për refuzimin e dhunës politike.

“Dr. Martin Luther King, Jr. nderohet në  SHBA dhe në mbarë botën, jo vetëm për luftën për drejtësi dhe barazi për të gjithë, por edhe për refuzimin e dhunës politike. Le të vazhdojë të na frymëzojë trashëgimia e tij”, shkruan Yuri Kim.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Ky mesazh vjen pas përplasjeve të brendshme në PD që u përshkallëzuan në dhunë gjatë protestës së 8 Janarit. Edhe ambasada e SHBA në vendin tonë shpërndau një mesazh në lidhje me figurën e Martin Luther King duke vlerësuar rolin e tij për luftën paqësore për barazinë e racave në SHBA.

“Martin Luther King Jr. ia përkushtoi jetën e tij luftës paqësore për barazinë e racave në Shtetet e Bashkuara. Sot dhe çdo vit, të hënën e tretë të janarit ne festojmë Ditën e Martin Luther King Jr. Kjo festë në Shtetet e Bashkuara nderon trashëgiminë e King për barazi dhe nxit qytetarët që të përfshihen në shërbime vullnetare në komunitetet e tyre. Kudo në Shtetet e Bashkuara, shumë parqe dhe rrugë nderojnë Martin Luther King Jr. dhe jetën e tij të jashtëzakonshme”, thuhet në postimin e ambasadës.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL