albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Erdogan dhe Vuçiç pajtohen për të ndërmjetësuar bisedimet për krizën në Bosnje

by Editor
January 18, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë të martën Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur se ai dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç janë pajtuar që të ndërmjetësojnë bisedimet të cilat përfshijnë të gjitha palët në Bosnje, pas mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi, në prill të këtij viti.

Kriza në Bosnje është përshkallëzuar pasi ligjvënësit nacionalistë serbë kanë miratuar një mocion jodetyrues vitin e kaluar për t’u larguar nga forcat e armatosura të shtetit, sistemi i taksave dhe fusha e gjyqësorit, hap që është mbështetur nga anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik.

Turqia, e cila ka lidhje të thella historike me Ballkanin, ka kritikuar këtë vendim si “të gabuar dhe të rrezikshëm” dhe ka ofruar mundësinë e ndërmjetësimit të krizës, e cila ka rritur shqetësimet për konflikt etnik në Bosnje-Hercegovinë.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

Në një konferencë për gazetarë, bashkë me Vuçiçin, pas bisedimeve në Ankara, Erdogan ka thënë se serbët, kroatët dhe boshnjakët, duhet të përmbahen nga hapa që rrezikojnë integritetin territorial të Bosnjës dhe se të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi.

“Pas zgjedhjeve të Serbisë, ne duam të bëjmë bashkë liderët e tri grupeve dhe të kemi takim me ta. Përmes këtij takimi, le të marrim hapa për të siguruar integritetin territorial të Bosnjës”, ka thënë ai.

Presidenti turk ka thënë se bisedimet do të mund të zhvillohen në Stamboll ose Beograd.

Më herët gjatë këtij muaji, Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione të reja ndaj Dodikut, pas dyshimeve për korrupsion dhe kërcënim të stabilitetit dhe integritetit të Bosnjës.

Bashkimi Evropian ka thënë javën e kaluar se udhëheqësia e serbëve të Bosnjës mund përballet me sanksione të bllokut evropian, si dhe mund të humbasë ndihmat, nëse vazhdon të nxisë tensione./REL

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL