albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH): Dozat përforcuese, fillimisht për të cenueshmit

by Editor
January 21, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), dozat përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit duhet t’iu ofrohen fillimisht personave më të cenueshëm.

Kështu, OBSH ka qëndruar larg deklaratave të mëhershme se dozat përforcuese janë të panevojshme për të rinjtë e shëndetshëm.

Në një konferencë për media të premten, 21 janar, OBSH ka thënë se rekomandon dozën përforcuese të vaksinës së prodhuar nga Pfizer/BioNTech, duke nisur nga grupet me prioritet të lartë, katër deri në gjashtë muaj pas vaksinimit të plotë.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Vitin e kaluar, OBSH u ka bërë thirrje vendeve të pasura që të shpallin moratorium për dozat përforcuese deri në fund të vitit 2021.

Kjo thirrje ishte injoruar thuajse tërësisht.

Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara ka thënë se grupi i ekspertëve të saj për vaksina ka gjetur se mbrojtja nga vaksinat zbehet pas një kohe.

Studime të shumta kanë treguar se dozat përforcuese të vaksinave rikthejnë nivelin e imunitetit dhe ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmurjes së rëndë, duke përfshirë variantet Delta dhe Omicron të koronavirusit.

“Dozat përforcuese janë pjesë e programit të vaksinimit, por kjo nuk nënkupton përdorim të pakufizuar për të gjitha moshat”, ka thënë Kate O’Brien, drejtore për imunizim dhe vaksina.

“Ne vazhdojmë të kemi fokus të lartë në vaksinim të grupeve me prioritet të lartë”, ka thënë ajo.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përkrahur dhënien e vaksinave të prodhuara nga Pfizer-BioNTech për fëmijët e moshës 5 vjeç e lart, në dozë të reduktuar.

Edhe vendet tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë kanë dhënë dritën e gjelbër për imunizim të fëmijëve, në vjeshtën e vitit të kaluar./REL

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL