albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

Dy hajdutët shqiptarë grabisin shtëpinë e ish-futbollistit italian, si u zbuluan

by Editor
January 24, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Dy hajdutë shqiptarë kanë grabitur shtëpinë e Gianni Rivera, ish-futbollistit të njohur italian. Sipas mediave italiane hajdutët kanë arritur të marrin një trofe të kurorës së artë, një pjatë të klubit të Milanit, fanellën origjinale me numër 11 të Ibrahimovic dhe një pjatë tjetër nga Liga Kombëtare Amatore.

Mësohet se veç këtyre sendeve me vlerë ai i janë marrë edhe 6,345 € kesh.

Rivera ka pasur një karrierë të suksesshme me fanellën e Milanit dhe kombëtaren, ndërsa nga viti 1987 mban disa poste parlamentare dhe qeveritare.

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

Grabitja ka ndodhur të shtunën në darkë dhe dy hajdutët shqiptarë janë tradhtuar nga një zjarr i shkaktuar gjatë hapjes së kasafortës. Mësohet se dy hajdutët ishin pajisur me një aparaturë që nxjerr flakë dhe përdoret për të shkrirë metal, në mënyrë që të hapnin kasafortën, ku Rivera mbante të gjitha sendet me vlerë.

Por teksa tentonin të kryenin grabitjen, ata i kanë vënë flakën aksidentalisht shtëpisë. Pasi ata morën disa sende me vlerë, atyre iu desh të shpëtonin nga zjarri dhe u larguan. Mediat italiane se tentativa e tyre e arratisjes nuk ka zgjatur shumë pasi ata janë arrestuar nga policia  duke u larguar nga banesa.

Ata u kapën nga policia pranë një makine Panda dhe për të justifikuar praninë e tyre në rrugë nxorën bluzën e Ibrahimovicit duke thënë se e gjetën në tokë. Gjatë atij kontrolli, është bërë edhe komunikimi në radio, i vjedhjes në shtëpinë e Riveras.

Më pas policët kanë gjetur edhe brenda makinës trofetë dhe paratë e marra në banesën e Gianni Rivera.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL