albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

Vazhdon interesi për Brojën. Southampton gati të paguajë 25 mln Paund për të

by Editor
January 25, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Armando Broja është zgjidhja e problemit të trajnerit të Chelsea, Tomas Tuhel, i cili nuk po arrin që të marrë golat e shumëpritur nga blerja e bomberit Romelu Lukaku.

Paraqitja e sulmuesit kuqezi në takimin që Sauthemptoni pati kundër Manchester City ia ka qartësuar edhe më shumë idetë teknikut gjerman.

Çelsi pagoi 97.5 milionë Paund për kartonin e Luakut tek Interi, ku belgu u dallua me lojën dhe golat e shënuar.

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

Nga 28-vjeçari pritej shumë. Por që nga nisja e sezonit në Premier Ligë ka shënuar vetëm 5 gola dhe 1 asist. Po aq ka realizuar edhe Broja i huazuar te Southampton në pronësi të Chelsea, i cili është dalluar me lojën e tij në këtë sezon.

Drejtuesit e “Shenjtorëve” e duan shqiptarin në ekip edhe për shumë vjet të tjera. Në fund të sezonit, sipas mediave angleze ata do të bëjnë ofertën e tyre për 20-vjeçarin te “blutë” e Londrës.

Sipas tabolidit “Daily Express”, Southampton do të ofrojë në verë për kartonin e tij 25 milionë Paund.

Por nëse vazhdon me të tillë paraqitje, vështirë që trajneri i Chelsea, Tuhel, të lejojë që ta largojë sulmuesin kuqezi.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL