albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

Stuhi dëbore në Greqi, pezullohen fluturimet

by Editor
January 25, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë Athinën dhe rajone të tjera të Greqisë.

Për shkak të nivelit të lartë të dëborës me dhjetëra shoferë u bllokuan në rrugë, trafiku ajror u pezullua, shkollat, kopshtet, cerdhet janë mbyllur e po ashtu edhe qendrat e vaksnimit. Edhe bizneset private janë urdhëruar të mbyllen, me përjashtim të supermarketeve , dyqaneve ushqimore, farmacive.

Gjatë të hënës në kryeqytet u pezulluan edhe shërbimet e trenave dhe autobusëve. Qytetarët janë paralajmëruar të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin lëvizjet.

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

Stuhia, e quajtur Elpida, përfshiu shtetin fqinj, e kryesisht  Athinën dhe periferitë e saj, ku pati edhe  ndërprerje të energjisë elektrike. Reshjet e dendura të borës janë zakonisht të rralla në Athinë, por ky është viti i dytë radhazi që kryeqyteti grek përjeton stuhi dëbore.

Ministri i ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes civile të Greqisë, u kërkoi falje  shoferëve të cilët me orë të tëra mbetën në bllokuar në rrugë. Edhe  rajonet bregdetare  u përfshinë nga stuhitë, dhe brigjet u pushtuan nga petku i bardhë .

Meteorologët bëjnë me dije se fronti i ftohtë pritet të zgjasë deri të mërkurën. Intensiteti  stuhive do të dobësohet pas mesditës së së martës. Megjithatë, temperaturat parashikohet të mbeten të ulëta të martën dhe të mërkurën, derisa bora të nis të shkrijë

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL