albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

Sulmet ndaj Dukës/ “Burracakët që merren me kërcënime janë flakë kashte”, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF: Politika mos të fusë hundët në çështjet e futbollit

by Editor
January 25, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Reagimet për përplasjen mes presidentit të FSHF Armand Dukës dhe kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliajt kanë qenë të shumta. “Politika t’i mbajë duart larg futbollit”, ka deklaruara anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Vasil Bici i cili me anë të një interviste për Fax NeWs i ka quajtur sulmet ndaj Dukës si një përpjekje nga politika për të marrë nën kontroll të gjithë futbollin.

Ai tha ndër të tjera se Duka gëzonte gjithë mbështetjen e komunitetit të futbollit shqiptar dhe se kishte gjasa që të fitonte edhe një tjetër mandat nëse do të rikandidonte për postin e Presidentit të FSHF.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Vasil Bici intervistë për Fax News:

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

Bici: Kjo është diçka e turpshme dhe politika ka gisht në këtë gjë. Ashtu si para 4 vitesh me të ndjerin Bashkim Fino, kërkojnë të fusin hundët në çështjen e futbollit. Unë do bëja një thirrje ku do i kërkoja politikës t’i mbajë duart larg futbollit.

Të gjitha na i kanë marrë edhe tashmë siç mos shkatërrojnë Tiranën kërkojnë të shkatërrojnë edhe këtë fushë.

Pyetje: A ka ndodhur ndonjëherë të ketë polemika dhe akuza si këtë rast?

Bici: Unë them që burracakët merren me kërcënime dhe kërkojnë të terrorizojnë njerëzit. Mendoj se janë flakë kashte, burracaku bën veprime të tilla, trimi vjen e të vret nuk ka nevojë të hedhë tymuese në shtëpi. Unë them që Duka do ketë mbështetjen e komunitetit të futbolllit dhe do të vazhdojë të jetë edhe për një mandat tjetër në krye të FSHF.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL