albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Serbët tërbojnë tifozët e Milanit: Juve merr Vlahoviç, pse ne vetëm Lazetiç?

by Editor
January 25, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Tifozët e Milanit duket se nuk binden nga Merkato e janarit, kuqezinjtë janë pretendentë për titullin kampion në këtë sezon, por lëvizjet që kanë bërë në këtë markato duket se nuk kanë ngrohur tifozët, sidomos lëvizja e fundit për të afruar të riun Marko Lazetiç, nuk shihet me sy të mirë.

Edhe pse sulmuesi cilësohet si Vlahoviç i ri në Serbi, tifozët do të dëshironin që gjërat të kishin rrjedhur ndryshe. Kështu, pas lajmit se djaloshi është pranë firmës me kuqezinjtë dhe sidomos pasi u mësua se Juventusi ka akordin me Fiorentinën për transferimin e Vlahoviç, ka shpërthyer protesta drejtuar klubit kuqezi.

“Ne djaloshin dhe ata bomberin e 20 golave”, “Ne kemi marrë atë që shihet si pasardhësi, ata morën sulmuesin e vërtetë”, “Mirënjohës shoqërisë që na shpëtoi por të shohim Juven që merr Vlahoviç dhe në Lazetiç, më bezdis” apo “Pesëmbëdhjetë vite më parë Milani do të merrte Vlahoviç dhe Fiorentina Lazetiç. Si ndryshojnë gjërat…”, ishin disa nga mesazhet që pushtuan rrjetet sociale mes mbështetësve kuqezinj.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Nuk kanë munguar edhe përgjigjet e atyre që mendojnë se klubi ka investuar për të ardhmen me të rinj cilësore, si në rastin e Selemakers. Por vazhdon të ekzistojë besimi se skuadra është mbrapa në krahasim me të tjerët. “Roma përforcohet me Oliveira e Meitland-Najls, Interi si kryesues negocion me Gosens, te ne mbërrin Lazetiç. Në fund të vitit në fitojmë trofeun e bilancit, ndërsa të tjerët festojnë”, shkruante një tjetër tifoz duke paralajmëruar telashe për klubin, nëse djaloshi nuk tregon menjëherë vlerat e tij.

duket se nuk kanë ngrohur tifozët, sidomos lëvizja e fundit për të afruar të riun Marko Lazetiç, nuk shihet me sy të mirë.

Edhe pse sulmuesi cilësohet si Vlahoviç i ri në Serbi, tifozët do të dëshironin që gjërat të kishin rrjedhur ndryshe. Kështu, pas lajmit se djaloshi është pranë firmës me kuqezinjtë dhe sidomos pasi u mësua se Juventusi ka akordin me Fiorentinën për transferimin e Vlahoviç, ka shpërthyer protesta drejtuar klubit kuqezi.

“Ne djaloshin dhe ata bomberin e 20 golave”, “Ne kemi marrë atë që shihet si pasardhësi, ata morën sulmuesin e vërtetë”, “Mirënjohës shoqërisë që na shpëtoi por të shohim Juven që merr Vlahoviç dhe në Lazetiç, më bezdis” apo “Pesëmbëdhjetë vite më parë Milani do të merrte Vlahoviç dhe Fiorentina Lazetiç. Si ndryshojnë gjërat…”, ishin disa nga mesazhet që pushtuan rrjetet sociale mes mbështetësve kuqezinj.

Nuk kanë munguar edhe përgjigjet e atyre që mendojnë se klubi ka investuar për të ardhmen me të rinj cilësore, si në rastin e Selemakers. Por vazhdon të ekzistojë besimi se skuadra është mbrapa në krahasim me të tjerët. “Roma përforcohet me Oliveira e Meitland-Najls, Interi si kryesues negocion me Gosens, te ne mbërrin Lazetiç. Në fund të vitit në fitojmë trofeun e bilancit, ndërsa të tjerët festojnë”, shkruante një tjetër tifoz duke paralajmëruar telashe për klubin, nëse djaloshi nuk tregon menjëherë vlerat e tij.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL