albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Celibashi bën apel ndaj qytetarëve: Kujdes, në këto raste nuk mund të votoni

by Editor
January 26, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Në datën 6 mars do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit. Lidhur me këto zgjedhje, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka reaguar duke bërë një apel ndaj qytetarëve në mënyrë që këta të fundit të bëjnë një lloj kontrolli për kartat e identitetit nëse këto të fundit janë të vlefshme sepse ndryshe nuk do lejohen të votojnë.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi: Të gjithë qytetarët e bashkisë Dibër, Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje, të cilët gëzojnë të drejtën e votës, dhe/ose mbushin 18 vjeç në datën 6 Mars, nuk mund të votojnë për të zgjedhur kryetarin e bashkisë së tyre nëse dokumenti i identifikimi (kartë identiteti/pasaportë) nuk është i vlefshëm në datën e zgjedhjeve”, thuhet në apelin e Celibashit.

Ai sqaron se procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve, ndaj i bën thirrje qytetarëve, që nëse vlefshmëria e dokumentit të identifikimit ka skaduar apo skadon në datën 6 Mars, të mos e lënë për në momentin e fundit, por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat” për të aplikuar për rinovimin e tyre.“Të votosh është e drejtë por edhe përgjegjësi qytetare. Ndaj, sigurohuni që në ditën e votimit të keni dokumentin e identifikimit tuaj të vlefshëm”, mbyll apelin e tij Celibashi.

RELATED STORIES

Gjykata e Lartë merr vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha

Berisha: Edi Rama hajduti më i madh i historisë, i dha vëllait të tij 37 mijë m2 tokë

September 17, 2024
Berisha-Ramës: O hajdut, të mbron Dumani dhe banda kriminale e Skapit, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve

Berisha-Ramës: O hajdut, të mbron Dumani dhe banda kriminale e Skapit, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve

September 17, 2024

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL