albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Dorëhiqet Bushati, Alibeaj drejtuesi i ri politik në Shkodër

by Editor
January 26, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në Shkodër, dha dorëheqjen nga ky rol, deputeti Helidon Bushati e njoftoi vendimin e tij në një mesazh në Facebook.

“Pas një reflektimi të thellë rreth situatës politike dhe zhvillimeve në PD, kam marrë vendimin për t’u tërhequr nga roli i Drejtuesit Politik për Qarkun e Shkodrës. Këtë qëndrim, e kam komunikuar me drejtuesit e PD, përpara kësaj shpallje. PD po kalon momente të vështira por unë jam i bindur se demokratet do të dinë të bashkohen shpejt, e të ringrihen së bashku”, shkruan Bushati.

Por ndryshe nga njoftimi i largimit të Bushatit të bërë në Facebook, Partia Demokratike e njoftoi në kanalet zyrtare të komunikimit zëvendësin e tij dhe duke nënvizuar faktin se në këtë bashki nevojitet një përfaqësues më i lartë se ai.

RELATED STORIES

Gjykata e Lartë merr vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha

Berisha: Edi Rama hajduti më i madh i historisë, i dha vëllait të tij 37 mijë m2 tokë

September 17, 2024
Berisha-Ramës: O hajdut, të mbron Dumani dhe banda kriminale e Skapit, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve

Berisha-Ramës: O hajdut, të mbron Dumani dhe banda kriminale e Skapit, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve

September 17, 2024

“Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj”.

Shkodra është një ndër bashkitë ku Partia Demokratike dhe Aleatët e saj kanë më shumë shpresë që të mbajnë drejtimin. Por me situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike, ky objektiv bëhet më i vështirë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL