Ilias Haxhiraj është fituesi i zgjedhjeve në Fier, që u zhvilluan ditën e sotme.
“Sot u zhvilluan zgjedhjet për kryetar të Shoqatës Rajonale të Fierit dhe gjithashtu u zgjodhën edhe 3 delegatë të Fierit. 24 delegatë ishin të pranishëm, ndërsa munguan 11 prej tyre.
Unë nuk di të ketë pasur asnjë lloj problem. Përveçse disa anëtarë të shoqatës edhe pse më kishin propozuar mua për kryetar nuk morën pjesë në proces për shkak të kërcënimeve”, u shpreh Haxhiraj.