albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

E vërteta del/ Edi Rama po qeveris për shkak të opozitës së korruptuar të Lulzim Bashës!

by Editor
January 28, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli MANJANI

Opozita e korruptuar është problemi!

————-

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Nuk kam më asnjë dyshim. Jemi këtu ku jemi, dmth që pakica elektorale bën shumicë moniste sunduese, ekskluzivisht për shkak të opozitës së korruptuar të Lulzim Bashës.

Asnjë dyshim nuk kam!

Një marrëveshje jo transparente e 2017-ës që u bë ligj elektoral në 2021 legjitimuan qeverinë moniste të pakicës elektorale. Lulzim Basha është bashkautor në këtë korrupsion madhor elektoral! Në 2017-n firmosi me Ramën. Në 2021 pranoi me heshtje sistemin elektoral, që bëri Rama dhe që përsëriti 2017-ën.

Kjo sjellje quhen KORRUPSION POLITIK. Devijuan vullnetin e shqiptarëve për qeverisjen e vendit.

Korrupsioni pasuror që denoncohet çdo ditë si:

pjesmarrje e opozitës si aksionere në kompanitë e qeverisë,

Përfitime me leje ndërtimi,

Ndërtime kullash,

Pastrim parash për të blerë mbështetje ndërkombëtare, etj

është thjesht çmimi që paguan pushteti për korrupsionin politik të opozitës.

Një opozitë e korruptuar legjitimon çdo korrupsion të pushtetit.

Ndërsa ligjërimet opozitare me oligargë, koncensione e kulla është teatër i shëmtuar. Sepse opozita e korruptuar e Lulzim Bashës nuk e ka patur kurrë seriozisht.

Ajo ka tradhëtuar besimin e njerëzve në mënyrë konstante.

Nga njëra anë nxirrte njerëzit në protestë, nga ana tjetër rriste çmimin tek pushteti. Sa më shumë pjesmarrje aq më i madh çmimi.

Ditën shaj oligarkët e natën merru gjobën, nuk ka emër tjetër përveç se tradhëti!!!

Ditën mbro Teatrin e natën e shembim për kulla, është teatër i korruptuar!

Ditën shaj kullat e natën bëhesh aksioner në to, quhet Korrupsion!

Ditën u shëmbin shtëpitë njerëzve e natën firmosin lejet e ndërtimin me pushtetin!!!

Ditën shaj koncensionet e natën lidh kontrata nënkontraktimi, do të thotë të japësh edhe opozitën me koncension!

Nuk hahet më kjo gjellë qensh!

****

Ky arsyetim bazuar në fakte që kemi përjetuar, nuk ka të bëjë fare me tradhtiçkat e Bashës kundër Berishës. Nuk ka të bëjë fare as me debatin e brendshëm në PD. Por ka të bëjë me vendin.

Opozita e Bashës ka tradhëtuar opozitarizmin.

Ka vrarë demokracinë dhe shpresën në këtë vend!

Bunkeri është pak si ndëshkim për këtë korrupsion masiv politik.

Personalisht jam i zhgënjyer që opozitarizmin tim e kam vënë në dispozicion kësaj opozite politike që vrau shpresën tonë për demokraci, për t’u korruptuar vetë!!!

Turp?!

Nuk mjafton!

Ndëshkim, por jo për hakmarrje.

Duhet drejtësi.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL